Telegrafi

FSHF zyrtarisht tregon se në cilin stadium luhet ndeshja Shqipëri – Izrael

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit e paraparë për 12 nëntor nuk dihej se ku do të zhvillohet.

Por ka qenë vetë Federata shqiptare e futbollit e cila ka konfirmuar se kjo ndeshje do të zhvillohet në Shkodër, në stadiumin ‘Loro Boriçi’.

“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton sportdashësit, median dhe gjithë opinionin, se ndeshja e 12 nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit, për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018”, do të luhet sipas parashikimit në stadiumin “Loro Boriçi”, të qytetit të Shkodrës”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Të gjitha lajmet për të kundërtën apo që ndeshja do të luhet në Elbasan, janë të pavërteta dhe pa asnjë konfirmim zyrtar apo deklaratë të dalë nga institucioni shqiptar i futbollit. FSHF, rikonfirmon se ndeshja do të luhet në stadiumin e Shkodrës, dhe kjo gjë nuk është vënë asnjëherë në dyshim”, vazhdon njoftimi. /Telegrafi/