Site icon Telegrafi

FSHF i ndalon biletat për tifozët që qëndrojnë pas akteve në Palermo

Getty Images

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas akteve që ndodhën në sfidën mes Italisë dhe Shqipërisë në stadiumin Renzo Barbera, ku u hodhën flakadanë në fushën e lojës nga, siç u tha, grupimi Illyrian Elite.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, FSHF i ka dënuar këto veprime që sipas tyre, sollën ndërprerjen e ndeshjes dhe rrezikuan ndjeshëm pezullimin e saj.

Lexo po ashtu Ndërpritet ndeshja Itali – Shqipëri (Foto)

Për më shumë, sipas FSHF-së, është cenuar “imazhi fantastik i tifozëve tanë të cilet gjithmonë kanë qenë në mbështetje të skuadrës duke ndenjur afër saj me korrektësi dhe si një lojtar i 12-të për këtë ekip”.

Fishekzjarrët dhe tymi (Getty Images)

Për këtë arsye Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që të mos japë e të mos shpërndajë asnjë biletë për në stadium për grupimin Illyrian Elite. Po kështu, FSHF vendosi të përjashtojë nga Fan Club i tifozëve Kuqezi të gjithë ata tifozë që janë regjistruar në emër të këtij grupimi.

Më poshtë komunikata e plotë e FSHF-së:
Federata Shqiptare e Futbollit denon me force aktet e shemtuara dhe aspak sportive te ndodhura te premten ne mbremje ne stadiumin “Renzo Barbera” akte te cilat sollen nderprerjen e ndeshjes dhe rrezikuan ndjeshem pezullimin e saj. Keto veprime teresisht ekstremiste nga grupimi ILLYRIAN ELITE nuk kane aspak lidhje me tifozet e shkelqyer shqiptare. Ajo ngjarje ne sektorin e tifozeve te grupimit ILLYRIAN cenoi rende imazhin fantastik te tifozeve tane te cilet gjithmone kane qene ne mbeshtetje te skuadres duke ndjenjur afer saj me korrektesi dhe si nje lojtar i 12-te per kete ekip. FSHF nuk pajtohet kategorikisht me nje anti-sportivitet te tille ne stadiumin e Palermos dhe njeheresh i transmeton skuadres, kolegeve, tifozeve dhe mbare qytetareve italiane ndjesen e saj te sinqerte per incidentin e shemtuar duke cenuar standartet, duke garantuar qe episode te tilla te izoluara nuk mundet kurrsesi te lekundin raportet e miqesive tona te perbashketa mes dy popujve.
NE, TIFOZET SHQIPTARE ishim tifozeria me e paqte e Evropianit dhe kudo qe kishte shqiptare kishte feste.
Federata Shqiptare e Futbollit duke u distancuar teresisht nga veprime te tilla krejtesisht te papranueshme ka vendosur te mos jape dhe te mos shperndaje me asnje bilete per ne stadium, anetareve te grupimit ILLYRIAN ELITE te cilet goditen imazhin e mrekullueshem qe prodhoi ne Europian tifozeria dhe qytetaria shqiptare. Gjithashtu, te gjithe ata tifoze qe jane rregjistruar ne emer te ketij grupimi ne FAN CLUB-in Tifozet e Kombetares ne FSHF nuk do te jene me pjese e ketij Fan Club-i.
Askush nuk mund ta njollose kete imazh as tani dhe ne asnje moment. Nderi dhe emri i mire i Shqiperise dhe shqiptareve vlejne me shume se cdo gje tjeter.

/Telegrafi/

Exit mobile version