Tre javë pasi kompania IFCS, organizatore e miqësores së 29 majit ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit, edhe FSHF zyrtarizoi se ndeshja do të luhet në e qytetit të Hartbergut, në Austri.
Bëhet fjalë për një impiant me kapacitet vetëm 6 mijë vendesh, i cili shërben si një objekt multi-funksional, jo vetëm për ndeshje futbolli, por edhe gara atletike dhe shfaqje muzikore.
Stadiumi i Hartbergut disponon dy tribuna të mbulluara, ku në tribunën kryesore ndodhet pjesa VIP e pajisur me ambiente gastronomie. Çmimi i biletave aty do të kushtojë 25 euro për çdo ulëse.
Ndërkohë, në pjesët pas portave, është përllogaritur që afro 1400 tifozë të qëndrojnë në këmbë. Për miqësoren e Kombëtares me Katarin, çmimi në këtë rast është 15 euro. Sfida e 29 Majit do të jetë përballja e dytë e Shqipërisë me përfaqësuesen nga Gadishulli Arab, pas asaj të luajtur në vitin 2012 në Spanjë, ku kuqezinjtë fituan me shifrat 2-1.
Menjëherë pas ndeshjes me Katarin, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Italisë, për miqësoren e 3 Qershorit me Ukrainën, në stadiumin “Attleti Azzurri” të Bergamos. Të dyja sfidat cilësohen tejet të rëndësishme për stafin e drejtuar nga De Biasi, por edhe për lojtarët, në kuadër të finaleve të Euro 2016.
Kombëtarja do të qëndrojë në Itali deri më datë 6 Qershor, për t’u transferuar më pas në rezidencën e saj për evenimentin në Francë, në Peros Guirec. Kuqezinjtë debutojnë në Kampionatin Europian me ndeshjen e 11 qershorit përballë Zvicrës në Stade Bollaert-Delelis të Lens-it, në orën 15:00.