Site icon Telegrafi

FSHF hap dyqanin zyrtar për veshmbathje të Kombëtares

Të shtunën në mesditë, në orën 12.00, trajneri Gianni De Biasi dhe disa futbollistë të skuadrës kombëtare të Shqipërisë do të jenë të pranishëm tek dyqani i FSHF, i cili ndodhet në fundin e rrugës “Themistokli Gërmenji” në kryqëzim me rrugën e “Elbasanit” (përballë Ambasadës Amerikane).

Futbollistët kuqezinj dhe trajneri do të jenë të pranishëm për një takim me tifozët në këtë pikë shitjeje e cila prej disa kohësh ofron nje gamë të gjerë artikujsh të zyrtarë (merchandising) për të gjithë tifozët , përveç natyrisht bluzave dhe veshjeve të ndryshme të Kombëtares.

Të shtunën këta tifozë, do të kenë mundësinë për të takuar disa nga idhujt e tyre, për të bërë foto apo për të marrë autografë prej tyre.

Me këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që gjatë gjithë ditës së shtunë, bluza e skuadrës kombëtare do të shitet me 30 % zbritje nga vlera e saj reale.

Exit mobile version