Loret Sadiku përfundimisht nuk ka pranuar të grumbullohet me Kombëtaren e Shqipërisë.
Mbrojtësi nga Kosova po pret të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës dhe kjo ka qenë arsyeja që ka refuzuar grumbullimin me Shqipërinë.
Këtë e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Shqipërisë.
Në një postim në faqen zyrtare, është përditësuar lista e Shqipërisë, ku në vend të Sadikut është ftuar Ergys Kaçe.
Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici”, e vlefshme për UEFA Nations League.
Ndeshja e dytë e kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet në date 20 nëntor në “Elbasan Arena” ora 20:00. /Telegrafi/