Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde do të bëjë revolucion në Barcelonë duke larguar plot tetë futbollistë gjatë këtij afati kalimtar veror.
Ish-trajneri i Atheltic Bilbaos ka ardhur më herët këtë muaj në krye të gjigantit katalunas dhe tani ka të qart planin që do të ndjek në ri-ngritjen e ekipit.
Sipas gazetës spanjolle, Marca, Valverde ka kërkuar nga drejtuesit Blaugrana që të largojnë tetë futbollistë nga skuadra pasi nuk llogarit fare në shërbimet e tij.
Megjithatë, nuk janë të gjithë futbollistë që kanë qenë në sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Luis Enriques, pasi disa nga ta kanë qenë të huazuar në skuadra tjera.
Në ‘fshesën’ e Valverdes janë portieri i ri Jordi Masip dhe tre mbrojtësit: Jeremy Mathieu, Douglas Costa dhe Thomas Vermaelen.
Ndërsa, pjesë e saj janë edhe mesfushorët, Arda Turan, Christian Tello, Sergi Samper dhe sulmuesi Munir El Haddadi. /Telegrafi/