Site icon Telegrafi

Fshati turistik i Voskopojës pret vizitorë të shumtë

Voskopoja mbetet një prej fshatrave turistike më të vizituar në Shqipëri. Edhe në vjeshtë, turistët pasionantë të kësaj panorame nuk i mungojnë fshatit turistik, ndërsa zgjedhin që përveç turizmit kulturor, të sodisin edhe peizazhin e veçantë.

Fshati ka veshur ngjyrat e vjeshtës në të gjitha shtigjet e tij. Peizazhi fantastik është ngjitur edhe në relievin malor të fshatit, e vazhdon të tërheqë turistët. Voskopoja nuk është vetëm destinacioni i freskët i verës, apo fshati me borë në dimër, por është një cep i Shqipërisë që vizitohet në çdo stinë.

Fshati, dita-ditës është duke shtuar kapacitetet e tij pritëse, diçka që sa vjen e sjell më tepër vizitorë. Vlerat e peizazhit, të ndërthurura me atraksionet arkitektonike të ofruara në kishat e shumta, shpalosin para turistëve fshatin, i cili dikur qëndronte në listën e qyteteve më të rëndësishme të Ballkanit. /TCH /Telegrafi/

Exit mobile version