Telegrafi

Fshati turistik i Dardhës mbulohet nga bora, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes në rrugë

iLUSTRIM

Reshjet e borës kanë mbuluar fshatin juglindorë të Dardhës në Korçë, i vizituar nga shumë turistë vendas dhe të huaj në periudhën e dimrit.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit rrugorë drejt fshatit turistik për të parandaluar aksidentet.

Gjithashtu ARRSH njofton se autoritetet kanë nisur shpërndarjen e kripës dhe se aktualisht qarkullimi i automjeteve po kryhet pa probleme.

ARRSH rekomandon gjithashtu pajisjen e automjeteve me goma dimërore. /Telegrafi/