Paul Harris Ystylafera e Anglisë, po refuzon të lëshojë shtëpinë edhe pse po kërkohet që të evakuohet tërë fshati.
Së bashku me disa banorë, ai dëshiron të qëndrojë dhe të kujdeset për qentë e tij, megjithëse ka rrezik të rrëshqitjes së dheut, transmeton Telegrafi.
“Kam marrë njoftimin se duhet të dal menjëherë nga shtëpia, por i kam dy qenë dhe nuk mund t’i lë vetëm”, është arsyetuar Harris lidhur me rastin.
Kjo zonë është në rrezik të vazhdueshëm, sepse shumë pjesë të sipërfaqes malore janë shkëputur dhe po bien sipër shtëpive. /Telegrafi/