Telegrafi

Fshati Pogragjë i Gjilanit, tani me zyrë të posaçme për adresimin e kërkesave të banorëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan dhe Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan, në vazhdën e aktiviteteve të tyre kanë bërë edhe inaugurimin e zyrës së Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP), zyrë e cila është ofruar për shërbim nga Administrata Komunale e Gjilanit në Pogragjë.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan me Këshillin Lokal për Siguri Publike në fshatin Pogragjë, është bërë inaugurimi i zyrës së Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP), zyrë e cila është ofruar për shërbim nga Administrata Komunale e Gjilanit në Pogragjë”.

Po ashtu kjo zyre do të shërbejë për adresimin e kërkesave të banorëve të fshatit.

“Kjo zyre do të shërbejë për aktivitetet dhe takimet e rregullta si dhe adresime të kërkesave të komunitetit. Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe gjendja e sigurisë në fshat, e cila është vlerësuar e mirë. Po ashtu së bashku me këtë këshill janë shpërndarë edhe fletushka për parandalimin e zjarrëvënieve me moton ,,Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm’’ me qëllimin e sensibilizimit të qytetarëve për rrezikun dhe pasojat që mund të vijnë nga veprimet e tilla”./Telegrafi/