Site icon Telegrafi

Fshati ku voton vetëm një njeri (Video)

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dalja në zgjedhje deri në ora 13:00 është 20.45% apo 340.304 votues nga gjithësejt 1.808.131 votues.

Por ka një fshat që ka vetëm 16 votues në listën zgjedhore. Bëhet fjalë për fshatin Susheve në afërsi me kufirin me Serbinë.

Kurse në zgjedhjet e fundit edhe këta 16 votues nuk kanë interes për të votuar. Në votimin e fundit për të dhënë mendim për Referendum nuk ka dalë askush të votojë. Vetëm ndonjëri nga 16 ndonjëherë del të votojë.

Rrethi i parë i votimeve do të përcaktojë kush do të shkojë në rrethin e dytë të votimeve që do të mbahet më 5 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version