Sot kanë qarkulluar informacione se në fshatin Tanushë të Shkupit është vërejtur një grup i armatosur prej 40 personave, për të cilët thuhet se janë nga Kosova.
Me t’u shpërndarë ky lajm, Redaksia e Telegrafi Maqedoni, arriti që të kontaktojë me banorë të fshatit Tanushë, për të vërtetuar lajmin nëse është i saktë apo është një dezinformatë.
Nga bisedat, mësojmë se në Tanushë nuk ka ndonjë grup të armatosur. Banorët i kryejnë punët e tyre bujqësore dhe obligimet e tjera të përditshme, por askush nuk ka hetuar afrimin e ndonjë grupi të armatosur./Telegrafi/