Site icon Telegrafi

Frynte era në apartamentin në New York, gruaja zbulon një apartament tjetër që fshihej pas pasqyrës në banjën e saj

Një grua në SHBA ka zbuluar një apartament që fshihej pas një pasqyre – dhe kjo ka ngritur shqetësimin e saj dhe të tjerëve që dikush mund të ketë jetuar aty brenda.

Samantha Hartsoe e ndau zbulimin tmerrues përmes videove të cilat i publikoi në TikTok, transmeton Telegrafi.

Ajo sqaroi se në apartamentin e saj në qytetin e New York-ut bënte gjithmonë ftohtë pavarësisht se sa lartë e ndizte ngrohjen.

https://www.youtube.com/watch?v=58fYwoYTTh8&ab_channel=JosephMorris

“Pra, unë hyj në banjë dhe ndiej që ajri i ftohtë fryn drejt meje”, thotë Hartsoe.

E hutuar se nga po i vinte e gjitha, ajo filloi të kërkonte për ndonjë vrimë të mundshme – vetëm kur vërejti se ajri po vinte nga pasqyra e saj.

Derisa ngre pasqyrën nga muri, ajo zbulon një vrimë me një dërrasë të varur. /Telegrafi/

Exit mobile version