Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, ka marrë vëmendje me disa poza të reja.
Ajo ka publikuar dy fotografi e veshur me një fustan rozë, e cila duket të jetë frymëzuar nga filmi i famshëm, “Barbie”.
Ky projekt është duke thyer rekorde dhe ka bërë që shumë njerëz këtë kohë të shfaqen me veshje të tilla.
Ramosaj madje ka përdoruar edhe frazën e famshme: “Come on, Barbie, let’s go party”.
Komplimentet ndërkohë qenë të shumta, me fansat të cilët e përgëzuan për këtë dukje.
E njëjta vetëm një muaj më parë solli këngën e re “Gin&Tonic” në bashkëpunim me Alban Ramosajn, DJ PM dhe DJ Dagz. /Telegrafi/