Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë (FN) i kandidates për president të Francës Marine Le Pen, mund të ketë mashtruar Parlamentin Evropian prej rreth 5 milion euro, thonë burimet e BE-së.
Është më shumë se dyfishi i shumës së vlerësuar fillimisht në një hetim të stafit të Frontit Kombëtar, sjkruan BBC.
Parlamenti dyshon se paratë shkuan tek ndihmësit e FN-së, të cilët nuk po punonin vërtet për deputetët, por ishin të angazhuar në punën e partisë së FN-së në Francë.
Me pretendimet e mohuara nga FN, tani kanë janë duke u marrë hetuesit francezë. Le Pen po bën fushatë për votimin e raundit të dytë në zgjedhjet presidenciale më 7 maj. Rivali i saj, Emmanuel Macron, prin në sondazhet e opinionit.