Falë Maqedonisë, numri i kalimeve ilegale në kufijtë e jashtëm të BE në rajonin e Ballkanit perëndimor, është zvogëluar për 9o për qind, krahasuar me muajt e kaluar, njoftoi shërbimi kufitar i BE „Frontex“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë muajit mars, 4.930 emigrantë e kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale, që është për 10 për qind më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2015.
Nga „Frontex“ mes tjerash konstatojnë se falë marrëveshjes BE – Turqi për kufizimin e rrjedhës së emigrantëve dhe operacionit të NATO në detin Egje, dukshëm është zvogëluar numri i emigrantëve të cilët arrijnë në ishujt grek.
Gjatë muajit mars ky numër ka qenë 26.460, që është më pak se gjysma e numrit të regjistruar në shkurt të këtij viti, por prapë se prapë është tre herë më i madh nga marsi i vitit të kaluar.
– Gjatë gjysmës së parë të prillit janë regjistruar 100 persona në ditë, theksohet në njoftimin e „Frontex“ dhe shtohet që është në rritje numri i rrjedhës së emigrantëve nëpër shtegun qendror të detit Mesdhe përmes Italisë, respektivisht gjatë muajit mars, kanë arritur 9.600 emigrantë në gadishullin Apenin./Telegrafi/