Dama e parë e Amerikës qëndron lart në skenën e modës.
Melania Trump, pothuajse dy vjet e bart këtë titull dhe gjatë gjithë kësaj kohe vazhdimisht po ngazëllen me shijen e vet të modës, transmeton Telegrafi.
Femrat e gjithë botës me padurim presin të shohin me çfarë veshjeje do të shfaqet herën tjetër bukuroshja sllovene, me dëshirën që të gjejnë mënyrën për të kopjuar kombinimet e saj të veshjeve, të cilat Melania i ka bartur në vitin 2018!
E kuruar deri në detaje, me stilin elegant dhe plot sharm, Melania ka fituar vëmendjen maksimale në çdo dalje të saj, që nga momentet e fushatës dhe deri më tani.
Në fotogalerinë e mëposhtme do të shihni aksesorë dhe veshje të jashtëzakonshme të Zonjës së Parë të cilat nuk kanë kaluar pa vëmendje, sidomos kur është fjala për çmimin e lartë.
/Telegrafi/