Fronti për Maqedoni Demokratike (FRODEM) sot u bëri thirrje SHBA-së dhe shteteve anëtare të BE-së në vend të sanksioneve të parashikuara kundër Maqedonisë dhe qytetarëve e saj, të njëjtit tu imponohet personave dhe partive që nuk e respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos, e cila ka pezulluar sundimin e ligjit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Shtetet anëtare të BE-së dhe SHBA-ja si dhe të gjitha shtetet dashamirë të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarët e saj, të gjithë personave që emrat e tyre janë në vendimet e pavlefshme, të afërmive të tyre, si dhe personit Gjorge Ivanov, tu imponohet një ndalesë për hyrje në vendet e tyre dhe tu bllokohen kompanitë e tyre dhe tu ngrijnë llogaritë e tyre bankare, nëse ata kanë në vendet e tyre. Këto masa të zgjatin deri në përfundimin e aktit të iniciuar për të tu vërtetuar pafajësia e tyre’, thuhet në një deklaratë, ku sipas reagimit të FRODEM në njoftimin e djeshëm për mbajtjen e zgjedhjeve në kushte të paplotësuara themelore sipas marrëveshjes së Përzhinos dhe refuzimit të rreptë e Ivanovit për të tërhequr vendimin e tij të pavlefshme për të ndaluar procedurat kundër personave të dyshuar dhe të deponoj dorëheqjen. /Telegrafi/