Site icon Telegrafi

FRODEM mbështet marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë

Shoqata qytetare “Fronti për Maqedoni demokratike” (FRODEM) përmes një kumtese thekson se i japin mbështetje të plotë marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, e cila pritet të nënshkruhet gjatë ditës së nesërme.

Nga kjo shoqatë thonë se marrëveshja me Bullgarinë është hap i madh për Maqedoninë në proceset eurointegruese dhe se me përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë, Maqedonia tregon se është faktor stabilizues në Ballkan, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me këtë marrëveshje Maqedonia qartë tregon se refuzon të jetë e mbyllur, e kriminalizuar dhe shtet i dështuar në Ballkan. Kjo marrëveshje është fillimi i fundit të regjimit kriminel antimaqedonas, fillimi i fundit të marrëdhënieve të tensionuara”, thuhet në kumtesën e FRODEM-it.

Nga kjo shoqatë akuzojnë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski se ka kontribuar në prishjen e marrëdhënieve me fqinjët dhe se tani sipas tyre, tenton që të fshihet pas partisë ndërsa për bashkëpunëtorët e tij kërkon të falen./Telegrafi/

Exit mobile version