FRODEM ka reaguar ndaj lëvizjeve të fundit në Ministrinë e punëve të brendshme, duke konsideruar se ende pa kaluar 12 orë nga arritja e marrëveshjes për zgjedhje, Gruevski e tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe kuptimin e tij për ”zgjedhje të drejta”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, me shkarkimet e fundit në MPB dhe shërbimet e kundërzbulimit, Gruevski dhe grupi i tij përsëri i dhanë një shuplakë qytetarëve, por edhe bashkësisë ndërkombëtare, që është garantuese e marrëveshjes./Telegrafi/