Site icon Telegrafi

FRODEM: Dimitriev e suspendoi Marrëveshjen e Përzhinos

Fronti për Maqedoni demokratike (FRODEM) ka reaguar ashpër ndaj suspendimit të Marrëveshjes së Përzhinos nga ana e Emil Dimitriev, i cili siç theksohet, në mënyrë të paligjshme është vënë në pozitën e kryeministrit të përkohshëm i cili anulon akte dhe vendime individuale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në pajtim me Kushtetutën e RM, dhe vendimin për shpërbërje të Kuvendit, është në dorëheqje. Kjo do të thotë që ajo kryen vetëm punë teknike, deri në zgjedhjen e parlamentit dhe qeverisë së re. Në mënyrë plotësuese me një veprim të këtillë shkelet Marrëveshja e Përzhinos, me çfarë në mënyrë të drejtpërdrejtë keqësohet stabiliteti i vendit. FRODEM e përkujton Zoran Zaev, si lider i opozitës, se ministrat që janë vendosur në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinos nuk janë ministra të tij, as të LSDM, por janë ministra të cilët dolën nga tubimi i madh popullor dhe qytetar të 17 majit të vitit 2015. Këto ministra dhe zëvendësministra janë garantues të sigurisë elementare të qytetarëve nga regjimi, dhe njëkohësisht duhet të krijojnë kushte për zgjedhje legale. Të gjithë taktizimet politike për dorëheqje të ministrave dhe ankesat për „mbajtje peng të ministrave“ i konsiderojmë si krejtësisht të panevojshme, theksohet në njoftim.

Exit mobile version