Site icon Telegrafi

Frizura e Sean Penn në ‘Golden Globes 2021’ bëhet virale në rrjete sociale

Frizura e Sean Penn është bërë edhe një herë virale pas paraqitjes në ‘Golden Globes’ të së dielës.

Aktori 60 vjeçar u shfaq gjatë ceremonisë së dhënies prestigjioze për të diskutuar punën që po bëhet për të luftuar pandeminë nga CORE – organizata humanitare e themeluar nga Penn.

Fansat e ndjekësit nuk mund të mos komentonin për modelin e flokëve të aktorit në Twitter.

Sean Penn në ‘Golden Globes 2021’ (Foto: Getty Images)

“Unë jam një fans i Sean Penn por jo edhe adhurues i modelit të flokëve”, tha një person.

Lexo po ashtu Lista e plotë e fituesve të “Golden Globes 2021”

“Ju lutemi jepni një glob të artë kujtdo që e lë Sean Penn të duket kështu në një televizion kombëtar”, shtoi edhe një tjetër .

Sean Penn (Foto: Getty Images)

Ndërkohë një tjetër tha, “Sean Penn mund të kujdeset më pak për mendimin e dikujt mbi flokët e tij. Kjo është ajo që e bën atë kaq unik”.

Në fund të vitit të kaluar, fansat gjithashtu reaguan për një paraqitje të Penn në një dalje televizive në ‘Morning Joe’, për stilin e çuditshëm të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version