Gjykuar sipas gjendjes shpirtërore të saj të gëzueshme, ky ndryshim gjithsesi i përshtatet damës së famshme.
Dukesha e Cambridge, Kate Middleton në Britaninë e Madhe gëzon famën e ikonës së modës, stilin e rafinuar të së cilës dëshirojnë ta kopjojnë shumë femra nga e gjithë bota, transmeton Telegrafi.
Gjithmonë e sjellshme, elegante dhe shumë e bukur, Kate çdoherë ngazëllen me kombinimet e veshjeve, mirëpo ajo që gjithmonë i kemi bërë vërejtje është që aspak nuk kishte frizurë kreative.
Përfundimisht, pas disa vjetëve, dukesha e bukur ka vendosur që ta ndryshojë atë.
Flokët e gjatë deri nga mesi i shpinës i ka shkurtuar në pazh deri në supe, i ka stilizuar balluket dhe me fustan të hareshëm të bardhë me pika të zeza dhe buzëqeshje të këndshme në fytyrë ka prezantuar frizurën e re në hapjen e Wimbledonit.
Fotografët me kënaqësi i kanë drejtuar objektivët e tyre drejt saj, mirëpo gjykuar sipas paraqitjes së gëzueshme, ky ndryshim gjithsesi i përshtatet damës së famshme. /Telegrafi/