Telegrafi

Frikësohet amerikani i Sigal Prishtinës pasi sheh lajmin në CNN për sulm terrorist në Kosovë (Foto)

Ditë më parë Policia e Kosovës kishte ndal një sulm të mundshëm terrorist të ISIS-it.

Kjo ka bërë që të raportoj edhe televizioni amerikan CNN, të cilin e shikon edhe basketbollisti amerikan i Sigal Prishtinës.

Louis Darby, i cili aktivizohet te skuadra e Sigal Prishtinës, ka publikuar një foto teksa shihet harta e Kosovës në lajmet e CNN.

Titulli i këtyre lajmeve është “Policia e Kosovës, thonë se ndaluan një sulëm nga ISIS”.

Këtë postim Darby e ka shoqëruar me mbishkrimin “Koha të kthehem në shtëpi” duke treguar se nuk do të qëndroj te Prishtina. /Telegrafi/