Telegrafi

Frikësohej të hidhej në lumë, pëson lëndime pasi u shty nga një shoqe (Video)

Adoleshentja e paemëruar ka pësuar lëndime të konsiderueshme në qafë dhe shpinë, pasi një shoqe e shtyu nga një urë në Uashington të Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse qëndronte përjashta rrethojave të urës, ajo refuzonte të hidhej në lumë nga afro 20 metra lartësi, transmeton Telegrafi.

“Veprimi i shoqes së saj ishte i nxituar dhe sipas të gjitha rrethanave jo qëllim keq, por duhet të trajtohet sepse la pasoja”, ka thënë një komentues i videos.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa raportohet se është e ndaluar hedhja në ujë nga ajo urë.

Njohësit e asaj zone, thonë se ajo ishte më fat që shpëtoi gjallë, pasi ka mundur ta pësonte shumë keq si pasojë e terrenit me gurë. /Telegrafi/