Telegrafi

Frikësohej se ajo ishte shtatzënë, argjentinasi e vrau dhe ia dogji trupin në skarë në përpjekje që të fshihte krimin

Naim Vera nga Catamarca e Argjentinës, e ka vrarë të dashurën Brenda Micaela Gordillo, sepse frikësohej se ajo ishte shtatzënë, ndërsa ai nuk ishte i gatshëm të bëhej baba dhe të krijonte familje.

Ishte vet 19-vjeçari që u paraqit në polici, për të rrëfyer se e kishte vrarë të dashurën e tij pesë vite më të vjetër, ndërsa tregoi edhe mënyrën mizore si e kreu ekzekutimin, transmeton Telegrafi.

Argjentinasi e kishte vrarë Gordillon dhe trupin ia dogji në skarë, në përpjekje që të fshihte krimin, ndërsa pjesët e mbetura ia ka hedhur në mbeturina.

Hetuesit ende nuk kanë arritur në përfundimin, nëse ajo është vrarë, apo u dogj për së gjalli, ndërsa arsyeja e vdekjes është asfiksimi.

Më herët ishte menduar se ajo vdiq si pasojë e rënies nga shkallët, ndërsa është gjetur se 24-vjeçarja ka pasur një pëlhurë të futur në gojë.

Nën lëkurën e viktimës, janë gjetur pjesë të lëkurës së Vera, gjë që lë të kuptohet se ajo i është kundërvënë të dashurit, në përpjekje që ta ndalonte.

“Sulmuesi nuk e ka copëtuar trupin e viktimës, shkëputja e pjesëve të trupit, është bërë si pasojë e djegies. Viktima nuk ka qenë shtatzënë”, është thënë në raportin e hetuesve.

Babai dhe avokati i Veras, e kanë dërguar atë në polici, ku pranoi të rrëfente ngjarjen mizore pa ndonjë hezitim, ndërsa është ende duke qëndruar në mbajtje. /Telegrafi/