Telegrafi

Frikësimi i fëmijës nga kafsha që ia hante ushqimin nga shporta që kishte përpara (Video)

Familjarët që po shëtisnin me veturë nëpër një kopsht zoologjik të Shteteve të Bashkuara, e kanë filmuar të birin e tyre, që frikësohej nga lama që po ia hante ushqimin.

Kafsha e ka futur kokën brenda dritares dhe ka nisur të ushqehet nga ena, por kjo e ka frikësuar fëmijën që ka nisur të qajë, transmeton Telegrafi.

Prindërit që ndodheshin përpara, nuk janë përpjekur ta largojnë gjallesën, meqë është e butë dhe nuk sulmon.

Ata vetëm i kanë thënë ta largojë enën që kishte në prehër, ndërsa nuk mund të qëndronin pa qeshur.

Në videon e postuar më poshtë, shihet ai që qetësohet pasi lama të jetë larguar. /Telegrafi/