Banorëve në pesë fshatra në veri të Izraelit iu është thënë të gjejnë strehë për shkak të një infiltrimi të mundshëm të armatosur nga Libani.
Ushtria dërgoi alarmin në fshatrat Dan, Dafna, Snir dhe HaGoshrim, me një paralajmërim të ngjashëm të lëshuar për Shaar Yishuv disa çaste më vonë, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.
Fshatrat shtrihen afër kufirit Izrael-Liban.
BREAKING: Hezbollah launched multiple rockets from Lebanon into Israel.
IDF responded with tank fire. The northern front is becoming increasingly intense. pic.twitter.com/G64BlMlRVa
— Hananya Naftali (@HananyaNaftali) October 14, 2023
Më herët u raportua se grupi militant Hezbollah në Liban pretendoi se sulmi pesë poste izraelite në kufirin Izrael-Liban me raketa dhe predha.
Në një deklaratë, grupi pretendoi se kishte shkaktuar “goditje të sakta dhe të drejtpërdrejta” mbi ta.
Kjo vjen pasi një dëshmitar më herët pretendoi se kishte parë raketa që ishin drejtuar tek forcat izraelite nga Libani. /Telegrafi/