Frika e ndonjë incidenti jashtë stadiumit që mund të ketë lidhje edhe me çështjen e Katalunisë ka bërë që në Alicante të mblidhet këshilli i sigurisë dhe të vendosë për masat.
Ngjarjet e fundit në Barcelonë, me Referendumin e Katalnisë dhe tensionin e krijuar nëpër rrugët e qytetit, me protesta masive dhe sidomos dhunën e ushtruar nga policia, ka bërë që Spanja të vihet në alarm.
Të premte në Alicante, përballë Shqipërisë, pritet të ketë 400 forca policie.
Në fakt, ditën e djeshme, sipas medieve iberike, këshilli i sigurisë është mbledhur në Alicante dhe ka vendosur masat.
Natyrisht, nuk priten shumë tifozë shqiptarë në stadiumin “Jose Rico Perez”, por frika e policisë nuk janë tifozët miq, por situata e krijuar këto ditët e funditnga edhe ajo që ka ndodhur në Las Vegas, shkruan Sportekspres.
Aty u vranë 58 personave. Në këtë ditë, pritet që të jenë bashkë Policia kombëtare, ajo civile, lokale, Cruz Roja, Mbrojtja Civile por edhe personali sanitar.