Site icon Telegrafi

Frika se mos humbet Botërorin, portieri i Argjentinës me vendime ekstreme

Ka filluar numërimi së prapthi për startin e Kupës së Botës që mbahet në fund të këtij viti në Katar.

Turneu më i madh në botën e futbollit fillon më 20 nëntor dhe të gjithë sytë do të jenë të kthyer te sporti më i shikuar ndonjëherë.

Për këtë garë, shumë futbollistë sakrifikojnë gjërat më të shtrenjta, por ka edhe nga ata që mbajnë regjim strikt në ushqim.

Lexo po ashtu Katari arreston 60 punëtorë që protestuan për paga të papaguara - vazhdon mizoria në prag të fillimit të Kupës së Botës

Portieri i Argjentinës dhe Aston Villas, Emiliano Martinez shprehet se është duke i kushtuar një rëndësi të veçantë formës fizike para Botërorit ndërsa thekson se ia ka ndaluar vetes konsumimin e bukës dhe Coca-Colas.

“Tani jam në grumbullim me Argjentinën dhe kur të mbarojmë këtë tur, na mbetet vetëm muaji tetor e pas vjen Kupa e Botës. Kam bërë llogaritë, janë edhe nëntë apo dhjetë ndeshje me klubin që na ndajnë nga Botërori, por e di se kjo periudhë do të kalojë shumë shpejt. Po e shijojmë këtë grumbullim me djemtë sepse e dimë që do të jetë i fundit para Botërorit. Kam vendosur që këtë vit do të përgatitem si kurrë më parë dhe kur luan kaq shumë ndeshje, shqetësimi kryesor është rikuperimi apo pësimi i ndonjë lëndimi”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Sepse nëse lëndohesh atëherë nuk ka më kohë për asgjë, nëse dikush mungon për katër apo gjashtë javë, atëherë je me ‘një këmbë jashtë’ Botërorit”.

Lexo po ashtu Trajtime çnjerëzore në ndërtimin e stadiumeve në Katar - fillojnë bojkotimet ndaj Kampionatit Botëror

“Është normale që lojtarët të ndjejnë frikë, tani unë mundohem të mos konsumoj bukë. Fitoj një ndeshje me Aston Villan dhe dua të marrë një Cola, por rezistoj. Po ndryshoj disa gjëra në dietë në mënyrë që të jem në formën optimale”, u shpreh Martinez më tej.

Gardiani 30-vjeçar pritet të jetë numri një i Argjentinës në Botërorin e Katarit teksa prej kohësh ka fituar besimin e trajnerit të kombëtares, Lionel Scaloni. /Telegrafi/

Exit mobile version