Telegrafi

Frika nga sulmet terroriste, anulohen fluturimet nga Tirana drejt Belgjikës

Pas shpërthimeve tronditëse të një dite më parë në Belgjikë, aeroporti i Brukselit vijon të jetë i mbyllur. Për këtë arsye mësohet se fluturimi nga Rinasi i parashikuar të nisej sot ne 22:00 (23 mars) dhe të mbërrinte në Bruksel në 00:40 (24 mars) është anuluar
Fluturimi rezulton i anuluar në portalin e aeroportin të Brukselit ndërsa në portalin e TIA ende nuk ka një status për fluturimin.

Gjithashtu një tjetër fluturim që duhet të nisej nga Brukseli (Charleroi) sot në 18:30 dhe të mbërrinte në Rinas rreth orës 21:00, është anuluar.

Avioni nga Shqipëria që do të nisej në Bruksel është Boeing 737 dhe mund të mbajë mbi 100 pasagjerë në bord. Fluturimi i fundit i kësaj linje (Jetairfly ose Jet Alliance) Tiranë-Bruksel ka qenë më 16 mars. /Telegrafi/