Ministri i Brendshëm gjerman ka “refuzuar” t’ia shtrëngojë dorën kancelares Angela Merkel, nga frika e coronavirusit që po shpërndahet me shpejtësi të madhe nëpër botë.
Horst Seehofer nuk ia dha dorën kancelares gjatë samitit të Berlinit, pasi frika e coronavirusit ka bërë që edhe liderët botëror të mos i shtrëngojnë duart, transmeton Telegrafi.
Megjithatë Merkel një gjest të tillë e mori me sportivitet, duke filluar të qesh me ministrin bavarez.
“Është gjëja e duhur”, tha ajo derisa u ul pranë tij dhe të pranishmëve që ishin mbledhur për samitin e Berlinit. /Telegrafi/