Pjesës më të madhe të personelit të Google në selinë e saj evropiane në Dublin u është thënë që të punojnë nga shtëpia pasi një punëtor pati simptoma të gripit
Sipas transmetuesit publik irlandez RTE, ky person në testin e bërë ka rezultuar negativ.
“Ne vazhdojmë të marrim masa paraprake për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e forcës sonë të punës dhe si pjesë e kësaj përpjekje kemi kërkuar nga ekipet tona të Dublinit që të punojnë nga shtëpia nesër”, tha një zëdhënës i Google për RTE, përcjell Telegrafi.
Google njofton se ka mbi 8 mijë punëtorë në zyrën e Dublinit.
Po ashtu, rrjeti social Twitter u ka kërkuar punëtorëve të punojnë nga shtëpia për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit.
Në një njoftim, rrjeti social tha se kjo ishte e detyrueshme për personelin e Hong Kongut, Japonisë dhe Koresë së Jugut të punojnë nga shtëpia.
Gjithashtu, kompania tha se është duke inkurajuar 5 mijë punëtorët e saj në mbarë botën të mos dalin në zyre për të punuar. /Telegrafi/