Lautaro Martinez është njeriu i momentit te Inter, ndërsa së fundmi i ka shprehur besnikëri klubit aktual.
Drejtuesit e Interit i tremben interesimit të Barcelonës dhe po përshpejtojnë për t’ia rinovuar kontratën 22-vjeçarit argjentinas.
Sport Mediaset, shkruan se dy agjentët e Lautaros kanë zbarkuar këtë të enjte në aeroportin e Milanos.
Beto Yaque dhe Rolando Zarate do të qëndrojë në kryeqendrën e Lombardisë për rreth 1 javë pasi bisedimet me Interin pritet të jenë intensive.
Aktualisht Lautaro Martinez autori i 13 golave në këtë sezon është një nga lojtarët më pak të paguar te Interi me një pagë prej vetëm 1,5 milion euro në sezon.
Marotta dhe Ausilio kanë gati një marrëveshje të re deri në vitin 2025 me një pagë prej 3,5 milionë euro plus bonuset.
Npo punohet që të hiqet edhe klauzolën e largimit prej 111 milionë euro. /Telegrafi/