Kur kanë mbetur edhe një javë që të mbyllet kampionati holandez, ku Ajaxi është më afër se kurrë titullit të kampionit.
Tifozët e Ajaxit ia kanë dhënë lamtumirën e tyre mesfushorit të talentuar Frenkie de Jong në fundjavë, pasi 22-vjeçari bëri paraqitjen e tij të fundit para tifozëve të tij kundër Ultrecht.
De Jong, i cili do të bashkohet me Barcelonën ku ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare, ku klubi do të përfitojë për 75 milionë euro, ka treguar klasin e tij shumë ndeshje.
Duke e ditur që ishte ndeshja e fundit në ‘Johan Cruyff Arena’, tifozët ia dhanë atij lamtumirën në mënyrë speciale.
Edhe e dashura e tij, Mikky Kiemeney, kishte një reagim të bukur kur e kuptoi që tifozët po e presin pikërisht mesfushorin.
Frenkie De Jong getting a champions farewell from the Ajax supporters. This is beautiful! https://t.co/1XCjiza3EA
— De Ara Torres (@dearatorres) May 12, 2019
Ai u bashkua me këngët e tifozëve, duke mbajtur edhe një shallë të klubit lartë.
De Jong ka treguar që tashmë është gati për të luajtur te Barça, ku ka pasur shumë paraqitje të mëdha.
https://twitter.com/SpaceHalf/status/1103096680201809926?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1103096680201809926&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Freactions-news-take-a-bow-frenkie-de-jong-gets-spine-tingling-farewell-from-ajax-fans-20190513
Një ndër to ishte ndaj Real Madridit, kur përballë emrave si Luka Modric dhe Toni Kroos, tregoi klasin e tij. /Telegrafi/