Është lansuar dueti i shumëpritur mes dyshes së famshme Era Istrefi dhe rap-artistit French Montana.
“No I Love Yous”, titullohet kënga, e cila që në momentin e parë të publikimit ka arritur të pëlqehet shumë nga publiku, duke shënuar edhe shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube, shkruan Telegrafi.
Kjo këngë ka marrë përkrahje maksimale nga shqiptarët, të cilët e kanë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, si këngën e tyre më të preferuar të momentin.
Por, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me dy protagonistët e projektit, të paktën jo me rap-artistin French Montanan.
Ky i fundit nuk e ka shpërndarë bashkëpunimin e tij në asnjë prej rrjeteve të tij sociale, ndonëse është mjaft aktiv në to.
Në rrjetin social Instagram, Frenc nuk shihet fare të ketë shpërndarë këtë këngë, as në InstaStory, e as në llogarinë zyrtare.
Postimi i tij i fundit në këtë rrjet është thjeshtë një imazh në të cilin shkruhet: “Dikush rrëmbeu atë situatën për të cilën ti je ankuar dhe ia ke dal mbanë”.
Ndërsa, në rrjetin social Twitter, rrjet në të cilin është më pak aktiv, nuk ka publikuar këngën, por thjeshtë një video, përmes së cilës ka treguar se ka festuar ‘Ditën ndërkombëtare të kafesë’.
https://twitter.com/FrencHMonTanA/status/913883549501149184
Sido që të jetë, “No I Love Yous” është duke arritur suksesin e paraparë për artisten shqiptare shumë të pëlqyer tashmë edhe jashtë vendit, Era Istrefin. /Telegrafi/