Artisti French Montana nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar.
Ai këtë vit solli edhe një bashkëpunim me artisten shqiptare Era Istrefi, këngën “No, I love yous”, e cila u prit mirë nga publiku.
I njëjti është shumë i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme në mbarë botën.
Së fundmi, ai ka mbajtur një koncert madhështor në një nga diskotekat më të mëdha të Dubait.
I pranishëm në këtë koncert ka qenë edhe miliarderi shqiptar, Fatmir Hysenbelliu, i cili njëherësh ka ngelur i habitur kur ka parë se në sfond është lëshuar ripërpunimi i këngës “Shota” nga DJ Blutn dhe Real 1.
Ndërkohë French Montana ka qenë duke performuar në skenë gjatë kohës që kënga ishte në sfond, ndërsa brohoriste herë pas here.
Këtë video, Hysenbelliu vendosi ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/