Kanada kërkon që sa më shpejtë të formohet qeveria e re në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kanada u bën thirrje të gjithë liderëve të Maqedonisë për të lejuar formimin e një qeverie të re pa vonesë, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë të mbështesin dhe përforcimin e parimeve tona të përbashkëta demokratike, përfshirë edhe respektimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit”, tha shefja e diplomacisë kanadeze Christina Freeland, njoftojnë nga Ambasada kanadeze në Beograd, nën juridiksionin e së cilës është edhe Maqedonia.
Freeland bën thirrje deri te kryetari i shtetit për të përmbushur detyrën e tij kushtetuese dhe të pranojë formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Maqedoni, më 11 dhjetor 2016. /Telegrafi/