Site icon Telegrafi

Frederik Veseli iu përgjigjet ashpër kritikave

Frederik Veseli, që udhëhoqi Zvicrën U17 drejt titullit kampion bote, ka thënë se nuk ndjehet aspak zviceran.

Sipas tij, përballja më “helvetikët” nuk do të sjell ndonjë emocion, përveç kënaqësisë që do të takojë shokët me të cilët dikur ka qenë në skuadër.

“Unë kam lindur, jetoj dhe do vdes si shqiptar. Jam shumë krenar dhe i lumtur që do të vesh këtë fanellë. Jam shumë profesionist dhe, nëse do të më jepet mundësia, do të jap maksimumin”, vijoi Veseli. Përfshirja e tij në listën prej 23 lojtarëve të cilët do të jenë në Europian dhe lënia jashtë e Gjimshitit, ngjalli shumë debate, por kjo nuk ka bërë që 23-vjeçari të shpërqendrohet.

“Të them të drejtën nuk i kam ndjekur shumë debatet sepse nuk kam qenë i interesuar. Unë do të vazhdoj të jap më të mirën në stërvitje dhe të bind trajnerin se jam gati për Europianin. Jam shumë i përqendruar në përgatitje dhe çdo gjë tjetër ashtë futbollit nuk më intereson”, u shpreh Veseli.

Ai pranoi se ishte ndjerë i stresuar pasi mos grumbullimi në kohë me kombëtaren në Austri mund ta penalizonte, por u shpreh i lumtur që De Biasi e ka vlerësuar dhe i ka dhënë mundësi që të përfshihet në 23-she. I pyetur nëse kishte ndonjë presion apo frikë për shkak se janë gjatë gjithë kohës në shoqërimin e forcave policore, Veseli u përgjigj negativisht duke shtuar se janë shumë të përqendruar në urdhrave De Biasit dhe kjo gjë nuk ju bën përshtypje.

Exit mobile version