Telegrafi

Frederik Veseli arrin marrëveshje me klubin turk

Frederik Veseli do të largohet nga futbolli italian pas tri viteve qëndrim.

Mbrojtësi shqiptar në vitin 2016 iu bashkua Empolit nga klubi zviceran Lugano ku pati paraqitje mjaftë të mira.

Por duket se Veseli karrierën do ta vazhdoj në futbollin turk duke u larguar nga kampionati italian.

Frederic Veseli . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Mediat turke kanë raportuar se mbrojtësi shqiptar ka arritur marrëveshje me skuadrën Denizlispor.

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit turke ka bindur mbrojtësin shqiptar me ofertën e tyre.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet në fillim të javës, ku Veseli do të prezantohet me fanellën e Denizlispor. /Telegrafi/