Telegrafi

Fred: Refuzova ofertat e Cityt dhe PSG-së

MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 10: Fred of Manchester United in action during the Premier League match between Manchester United and Leicester City at Old Trafford on August 10, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Fred pranon se agjenti e ka bindur të nënshkruajë me Manchester Unitedin.

Mesfushori me tipare sulmuese u bë nënshkrim i parë i Jose Mourinhos gjatë verës, kur iu bashkua skuadrës angleze nga Shakhtar Donestk.

Ai debutoi dhe pati paraqitje fantastike në ndeshjen e parë kampionale të Ligës Premier, ku Djajtë e Kuq triumfuan2-1 kundër Leicester Cityt.

Fred (Getty Images)

Futbollisti 25-vjeçar arsyetoi vendimin pse zgjodhi të nënshkruante për Unitedin, pavarësisht ofertave nga klubet e tjera evropiane.

“Kisha shumë mundësi në Angli dhe në Evropë”, tha Fred për ESPN.

“Manchester City, PSG, por kam zgjedhur United, kam folur me agjentin tim, Gilberto Silva, i cili luajti për Arsenalin. Ai më tha se United ishte një klub i madh”.

“Kur ju thashë se kam zgjedhur Unitedin, pashë fytyrat e tyre të gëzuara. Jam i sigurt se kam bërë zgjedhjen e duhur, dua të luaj dhe të fitoj Ligën Premier, ligën më të mirë në botë”, tha reprezentuesi brazilian. /Telegrafi/