Telegrafi

Fred bën ndërhyrje të turpshme ndaj Moratas në ndeshjen miqësore të Manchester United kundër Atletico Madrid

Manchester United u mposht nga Atletico Madrid me rezultat 1-0 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Oslo, në të cilën ka pasur edhe një moment katastrofik të brazilianit Fred, i cili u përjashtua nga loja.

Kartonët e kuq janë të rrallë për ndeshjet miqësore, veçanërisht për klubet e nivelit më të lartë në botë, por këtë herë nuk ishte kështu.

Që në fillim, lojtarët e Atletico Madrid dhe Man United luajtën ashpër, kështu që pamë tetë kartonë të verdhë, që tregon se ishte ndeshje e vërtetë dhe konkurruese.

Ndërhyrja më e turpshme e ditës u krye nga mesfushori Fred, i cili në minutën e parë të kohës shtesë, goditi ashpër sulmuesin Alvaro Morata.

Për t’i bërë gjërat edhe më të pabesueshme, Fred goditi spanjollin teksa ai e kishte larg topit, pa asnjë mundësi për të zotëruar atë dhe në mes të fushës pa asnjë nevojë.

Fredi u përjashtua, ndërsa Morata duhej të ndihmohej nga ekipi mjekësor.

Në rrjetet sociale pasuan kritika të shumta për mesfushorin brazilian, i cili kishte bërë ndeshje shumë të mira dhe ishte paralajmëruar si një surprizë e mundshme pozitive në sezonin e ardhshëm.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Joao Felix në minutën e 86-të dhe i solli fitoren Atletico Madridit. Ndeshja miqësore u luajt në Oslo të Norvegjisë. /Telegrafi/