Site icon Telegrafi

Frattesi është objektivi kryesor i Interit, italiani shihet si zëvendësues i Brozovic

Marcelo Brozovic gjatë kësaj jave do të kompletoj transferimin te Al-Nassr ku nga shitja e tij Inter do të fitojë 22 milionë euro.

Neroazzurët menjëherë kanë filluar punën për të gjetur zëvendësuesin e kroatit dhe ai është italiani Davide Frattesi.

Mesfushori i Sassuolos ka pasur një vit shumë të mirë dhe është dëshira kryesore e Inzaghit për repartin e mesfushës.

Lexo po ashtu “Kam zgjedhur klubin tim të ardhshëm”, Frattesi thyen heshtjen

Negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur, ku Interi shihet si favorit për të nënshkruar me italianin, për faktin se nuk kanë probleme me financat.

Sassuolo është duke kërkuar 40 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e skuadrës, shumë që Interi po mundohet ta ulë për disa milionë euro.

Lexo po ashtu Interi është më afër marrëveshjes për Frattesin pas takimit pozitiv me Sassuolon

Vlen të theksohet se në garë për italianin janë edhe Roma, Milan dhe Juventus, por Interi për momentin është favoriti kryesor për të nënshkruar me reprezentuesin italian.

23-vjeçari ka dalë nga akademia e Romës, derisa Giallorosët ende kanë ruajtur 30 për qind të kartonit të tij. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version