Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e deputetit të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi për regjistrimin si deputet dhe pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, vet Krasniqi.
Sipas vendimit, Krasniqit iu lejohet që të shkojë nesër në Kuvend për regjistrimin e tij si deputet.
Gjithashtu i lejohet që të shkojë edhe me datën 3 gusht, në ditën e konstituimit të Kuvendit.
Më poshtë gjeni edhe vendimin e Gjykatës për Frashër Krasniqin.