Telegrafi

Frashër Krasniqi porosit Andin Hotin: Rreshtohu me çlirimtarët e vërtetë!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, duke folur për çlirimtarët, ka thënë se çlirimtarët e vërtetë janë ata për të cilët sot askush nuk dëgjon dhe jetojnë në varfëri.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka përmendur se nëse deputeti i PDK-së, Andin Hoti, i ka në qejf çlirimtarët duhet të rreshtohet me ta.

Postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

“Çlirimtarët e vërtetë janë ata për të cilët sot askush nuk dëgjon. Ata jetojnë në varfëri. Plot prej tyre kanë bërë vetëvrasje për shkak të rrethanave të mjera në të cilat i ka lënë pushteti.

Nëse Andin Hoti njëmend i paska idoll çlirimtarët, do të duhej të rreshtohej me ta, e jo me Kadri Veselin i cili është një nga përgjegjësit për gjendjen e tyre të mjerë e të harruar. I cili e ka ndërtuar pasurinë dhe pozitën e tij personale, mbi kontributin dhe varfërinë e çlirimtarëve të vërtetë.

Dhe në fund, është vërtetë shumë dëshpëruese se si Andini nuk e paska kuptuar ende që pushtetet autoritare dhe anti-popullore, përherë burgosin njerëz nën akuza të rrejshme për terrorizëm, irridentizëm, subversion, e çka jo tjetër.”, ka shkruar Krasniqi.