Telegrafi

Frashër Demaj: Në Akademi mund të ketë edhe politikanë e ish-politikanë, ligji e lejon (Video)

Historiani Frashër Demaj, akademik i sapozgjedhur në Akademinë e Shkencave e Arteve të Kosovës ka deklaruar në emisionin “Përballje” se ligji nuk ua ndalon as politikanëve që të jenë kandidatë për anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“Mund të kesh qenë politikan, mund të jesh politikan aktiv dhe një asnjë mënyrë nuk mund të privohesh nga e drejta për të qenë kandidat aktiv për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, ka deklaruar Demaj.

Sipas tij, në rastin e tij ka pasur tendenca për manipulime sepse ai nuk mban pozita as në parti e as në as në institucione.

Frashër Demaj, ka qenë kandidat për deputet në listën e LDK-së në vitin 2010.

Në anën tjetër akademiku tjetër i sapozgjedhur Bardh Rugova duke folur për politizimin e këtij institucioni ka ironizuar duke thënë se atë e përkrah Partia e Fortë.

Sipas Rugovës shpesh perceptimet në shoqëri krijohen pa debat të mirëfilltë e me etiketime të pabazuara. /Telegrafi/