Bayern Munich u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes para shikuesve të vetë kundër Liverpoolit.
Kjo e fundit po përgëzohet për paraqitjet në dy ndeshjet e 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, ku në saje të rezultatit të përgjithshëm 3:1 (0:0), gjeten veten në çerekfinale.
“Më duhet të përgëzoj Kloppin dhe Liverpoolin për fitore, ata ishin më të mirë në dy ndeshjet. The Redsat janë një ndër ekipet më të mira të Evropës dhe na tregoi se ku jemi ne”, tha Niko Kovac.
Taktika e Kovacit u kritikua publikisht edhe nga sulmuesi Robert Lewandowski, i cili u pasua edhe nga presidenti i nderit i klubit, Franz Beckenbauer.
“Jurgen Klopp në Bayern? E pra, do të ishte fantastike. Ai është i vetmi që mësoi gjermanët të luajnë futboll të shpejt”, ishte i drejtpërdrejtë Franzi.
Theksojmë se bavarezët për sezonin e ri do të përpiqen që të bëjnë një skuadër me lojtar të ri, ku do të sjellin përforcime të reja.
Ndryshe, Bayerni tani do t’i kthehet kampionatit gjerman, ku po rivalizohet për titullin e kampionit nga ana e Borussia Dortmundit gjersa kanë mundësi të fitojnë Kupën e Gjermanisë. /Telegrafi/