Promovuesi i Tyson Furyt, Frank Warren, ka thënë se klienti i tij do të tentojë ta vë drejtësinë në vend në rimeçin kundër kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda në divizionin WBC, Deontay Wilder.
Dy boksierët u ndanë baras në duelin e parë (në dhjetor 2018), por stafi i britanikut është ankuar vazhdimisht se ai e kishte e fituar përballjen me pikë, përkundër se Fury u rrëzua dy herë.
Sidoqoftë, në muajt e parë të vitit 2020 do të ndodhë rimeçi dhe Tyson e ka mundësinë ta tregojë veten.
“Ajo që duam për Tysonin është drejtësi. Ai u grabit (në meçin ndaj Wilder), nuk ka dyshim për këtë. Prandaj, ajo që kërkon është drejtësia”.
“Një duel i drejtë në një arenë me ndarje të barabartë të drejtësisë dhe ai do ta vulosë emrin si më i miri i gjeneratës së tij”, ka deklaruar Warren. /Telegrafi/
🔥 @tyson_fury shows why he's the top heavyweight in boxing #FurySchwarz pic.twitter.com/ykXLWeldyi
— Top Rank Boxing (@trboxing) June 16, 2019