Site icon Telegrafi

Frank Warren dëshiron që trilogjia Tyson Fury – Deontay Wilder të zhvillohet në Old Trafford

Frank Warrenka thënë se Tyson Fury gjithmonë ka ëndërruar që të zhvillojë një meç në Old Trafford dhe dëshiron që trilogjia me Deontay Wilderin të zhvillohet në stadiumin e Manchester Unitedit.

The Gypsy King i shkaktoi humbjen e parë Bronze Bomberit në karrierë, por edhe që i mori titullin WBC në peshat e rënda në ripërballje që u zhvillua në fundjavën që shkoi.

Amerikani tani i ka 30 ditë afat që ta kërkoj trilogjinë ndaj britanikut, e që duket se një gjë e tillë do të ndodhë, madje kjo konfirmohet edhe nga promovuesi i këtij të fundit.

Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Shelly Finkel më telefonoi sot në mëngjes për të më pyetur nëse do të aranzhohej rimeçi. Nëse ky është rasti, mendoj se përballja duhet të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar. Do të ishte sikurse Tyson po rikthehet në shtëpi”, ka thënë Warren.

“Ai e meriton shansin që të luftojë si kampion i peshave të rënda në WBC para tifozëve të tij. Do ta adhuroja nëse do të zhvillohej në Old Trafford të Manchesterit. Kjo ka qenë gjithmonë ëndërr e Tysonit”.

Lexo po ashtu Tyson Fury – Anthony Joshua, do të ishte evenimenti më i madh sportiv në Angli që pas Kupës së Botës në vitin 1966

“Pas përballjes, Tyson tha se do ta adhuronte luftën me Anthony Joshuan për titullin e kampionit të unifikuar. Ky është qëllimi i tij i radhës. Ai dëshiron t’i ketë të gjithë titujt, por ai është duke u përgatitur që të përballet sërish me Wilderin”, ka shtuar më tej ai.

Joshua duket se do të boksojë kundër Oleksandr Uysk dhe më pas të ketë shansin që të përballet me fituesin e trilogjisë, Fury – Wilder. /Telegrafi/

Exit mobile version