Meriton Korenica është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer te CFR Cluj në Rumani, por ai po vazhdon të mbetet jashtë listës së Kosovës.
E për të është pyetur edhe përzgjedhësi Franco Foda në konferencën për shtyp që po e zhvillon.
Foda ka thënë se nuk mund t’i grumbullojnë 30 futbollistë.
Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se në rast se Korenica vazhdon me formën e tillë deri në qershor mund të jetë pjesë e listës.
“Fatkeqësisht nuk mund t’i ftojmë 30 lojtarë, kemi menduar t’i ftojmë vetëm 25 lojtarë, këta na kanë bindur se janë të duhurit”.
“Në qershor i kemi ndeshjet tjera, nëse lojtari në fjalë vazhdon me formë të tillë, atëherë mund të ketë ftesë edhe për të”, tha Foda. /Telegrafi/